Milazim Krasniqi kërkon dorëheqjen e Xhelal Sveçlës

Aktuale

Milazim Krasniqi kërkon dorëheqjen e Xhelal Sveçlës

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:33
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja do të duhej të çohej në këmbë, pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, që grupe të armatosura nga Serbia kanë hyrë në Kosovë më 31 korrik dhe 1 gusht 2022.

Ai tha se si minimum duhet të kërkohet dorëheqja e ministrit.

Sipas tij, dikush duhet të mbajë përgjegjësinë që vendin më datën 31 korrik 2022 e kanë sjellë në prag të konfliktit të armatosur.

Postimi i plotë:

Opozita (PDK, LDK, AAK, etc) do të duhej të çohej në këmbë, pas deklaratës së ministrit Xhelal Sfeqla, që grupe të armatosura nga Serbia kanë hyrë në Kosovë më 31 korrik dhe 1 gusht 2022. Si minimum duhet të kërkohet dorëheqja e ministrit. Dikush duhet të mbajë përgjegjësinë që vendin më datën 31 korrik 2022 e kanë sjellë në prag të konfliktit të armatosur. Kur qeveria është e papërgjegjshme, siç është qeveria Kurti, nuk ka detyrë më të rëndësishme për opozitën se sa angazhimi për ta ruajtur sigurinë dhe paqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat