Anëtari i kryesisë së Guxo kritika Kurtit: Kryeministër, ky duhet të jetë Ministri i ri i Shëndetësisë

Aktuale

Anëtari i kryesisë së Guxo kritika Kurtit: Kryeministër, ky duhet të jetë Ministri i ri i Shëndetësisë

Nga: P.R Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:47
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka krijuar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi të cilin do ta udhëheq vet Kurti.

“Qeveria jonë e ka gjetur shëndetësinë në një gjendje të rënduar. Shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca. Qasja e fragmentuar nuk është treguar efikase dhe sot jemi para një situate që na kërkon veprim urgjent, ekspeditiv dhe me qasje të integruar shumë sektoriale. Për këtë qëllim si kryeministër i Kosovës propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi, për zbatimin e masave urgjente që do të sigurojnë funksionimin normal të sistemit shëndetësor me bazë në sistemin publik dhe do t’i hap rrugë reformës në shëndetësi”, tha Kurti.

Por formimi i këtij komisioni është parë si rezultat i dështimit të Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. Kritika për këtë hap të Kurtit ka pasur edhe anëtari i kryesisë së Partisë Guxo, Luan Gacaferi.

Sipas tij, Rifat Latifi do të duhej të zëvendësohej me deputetin e Guxo, Haxhi Avdyli.

“Zt. Kryeministër Kurti, shëndetësia nuk është e partisë, është e Kosovës! Prandaj dr. Haxhi Avdyli do ishte "Faton Peci" i vërtetë në sektorin e shëndetësisë ashtu siç është Fatoni, në sektorin e bujqësisë!”, ka shkruar Gacaferi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat