Bajrami: Na pret dimër i vështirë, Qeveria e ka humbur betejën me krizën energjetike

Aktuale

Bajrami: Na pret dimër i vështirë, Qeveria e ka humbur betejën me krizën energjetike

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 20:53
Hykmete Bajrami

Ish-ministrja e Financave, tash deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vlerësuar se Qeveria e ka humbur betejën me krizën energjetike, Bajrami tha se  dimri do të jetë i vështirë dhe ekzekutivi nuk ka plan që të përballet me këtë gjendje.

Sipas deputetes, Bajrami, kjo po ndodhë për shkak të menaxhimit jo të mirë të Qeverisë, teksa ka paralajmëruar se si pasojë e mosmarrjes së veprimeve konkrete nga Qeveria, ka mundësi që qytetarët të përballen edhe me një ngritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike por do të jenë të pashmangshme dhe reduktimet.

Bajrami ka shtuar se me pakot që tashmë janë ndarë ka gjasa që ka tejkalime dhe shkelje të ligjit të buxhetit.

Sipas saj, për transparencë të ministrisë as që mund të flitet, pasi thotë se nuk ka asnjë raport që tregon për mjetet e shpenzuara për rimëkëmbje ekonomike, subvencionimin e energjisë dhe pakon e fundit.

Thirrja e Bajramit për Qeveris është që të lëvizet me politika fiskale ose duhet që sa më parë të bëhet indeksimi i pagave, pensioneve sipas nivelit të inflacionit për tërë sektorin publik, si dhe të përgatiten stimuj dhe masa që do ta shtynin indeksimin e pagës edhe në sektorin privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat