Arifi për ministrin Aliu: Ai ka vendosur të mos i dërgojë 2 milionë eurot në Preshevë

Aktuale

Arifi për ministrin Aliu: Ai ka vendosur të mos i dërgojë 2 milionë eurot në Preshevë

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 22:34
Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur në lidhje me 2 milionë eurot që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për vendin që ai udhëheq. Arifi theksoi se ministrat Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi janë përjashtimi i rregullit se Lëvizja Vetëvendosje e lufton korrupsionin.

Siç thotë ai, ministri Aliu është ai i cili ka vendosur që 2 milionë eurot e ndara të mos dërgohen në Luginë të Preshevës, teksa tregoi edhe arsyen.

“Ne e kemi skandalin e Durmishit, e kemi skandalin e Liburn Aliut, jo vetëm, të cilët nuk janë përjashtime nga rregulli. Nëse rregull është me luftu korrupsionin, këta janë përjashtimi. Këtu ndërlidhemi me Preshevën. Se qeto 2 milionë euro i ka vendos Liburn Aliu mos me i dërgu në Luginë të Preshevës. Dhe e di saktë pse, se me mua nuk ka manovrime, marrëveshje, pazare e të tjera”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në projektligjin për buxhetin e vitit 2022 kishte ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, por siç ka bërë të ditur Arifi më herët, këto para nuk janë transferuar ende. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat