Avokati i Mustafës: ZPS-ja na mashtroi, ndryshoi befas qëndrimin nga një ndërtesë në tre

Aktuale

Avokati i Mustafës: ZPS-ja na mashtroi, ndryshoi befas qëndrimin nga një ndërtesë në tre

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 12:00
Julius Von Bone

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka mashtruar mbrojtjen e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, në rastin e pretendimeve për krime lufte ndaj tij, ka thënë sot para të pranishmëve avokati Julius Von Bone.

Ai lidhur me këtë, përmendi specifikisht disa arsye pse një gjë e tillë, sipas tij qëndron.

”ZPS-ja e ka ndryshuar qëndrimin e saj, nga një ndërtesë në tre ndërtesa, ku njerëzit janë mbajtur. Të gjithë dëshmitarët e ZPS-së janë intervistuar nga ZPS-ja lidhur me një ndërtesë të vetme, dhe jo tre ndërtesa”.

”ZPS e ka mashtruar mbrojtjen, ose e ka keqdrejtuar mbrojtjen, duke ndryshuar befas vendndodhjen nga një në dy të tjera. Ne do ta trajtojmë këtë çështje në mënyrë kronologjike, siç kanë rrjedhur ngjarjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat