Ministri Mehaj: Ndryshimet e projektligjit për FSK-në u bënë në koordinim me partnerët

Aktuale

Ministri Mehaj: Ndryshimet e projektligjit për FSK-në u bënë në koordinim me partnerët

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 12:16
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se të gjitha ndryshimet dhe plotësimet u bënë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

“Shqyrtimi dhe miratimi i këtij projektligji është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore që siguron zbatimin e kontrollit të plotë civil, demokratik nga Ministria e Mbrotjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe shërben në zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Këto ndryshime dhe plotësime në krejt këto projektligje janë bërë në koordinim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë duke marrë parasysh faktin se Kosova është përcaktuar që të bëhet pjesë e NATO-s. Andaj kërkojmë që të votohen të gjitha ndryshimet dhe plotësimet në projektligje” tha Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat