“BOLL I TOLEROVE”/ Xhevdet Pozhari: Hekuran Murati po tallet me pensionistët

Aktuale

“BOLL I TOLEROVE”/ Xhevdet Pozhari: Hekuran Murati po tallet me pensionistët

Nga: N. Sh. Më: 15 shtator 2022 Në ora: 17:08
Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari sot së bashku me disa pensionistë kanë zhvilluar një protestë modeste në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se në Kuvendin e Ksoovës shkuan për të protestuar ndaj fjalimit të ministrit Hekuran Murati, i cili sipas tij, nuk i ka kthyer asnjëherë përgjigje shoqatës së Pensionistëve dhe në këtë mënyrë i ka injoruar.

Ai thotë se mesazhin e kuptoi edhe kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, Hekuran Muratin nuk do ta lejojnë që të tallet me pensionistët.

Postimi i plotë:

Ky është momenti kur u ngritëm për të protestuar ndaj fjalimit të ministrit të Ministrisë së Financave, Hekuran Murati.

Jo vetëm për realizimin e dy kërkesave të kampanjës "Dinjitet për pensionistët", por edhe shkaku se shoqatës së Pensionistëve të Kosovës nuk i ka kthyer asnjëherë përgjigje në tri shkresat e tyre zyrtare, me lutjen që t'i pranojë në takim. Në telefonata i kanë adresuar nga njëri zyrtar tek tjetri, shkurt janë tallur me ta.

Ky është momenti kur edhe kryeministri Albin Kurti që na shikonte, e kuptoi mesazhin: BOLL I TOLEROVE ministrat që nuk e meritojnë atë pozitë.

Hekuran Murati, më kurrë nuk do të lejojmë të tallesh me pensionistët. Nga sot e derisa t'i pranosh pensionistët në takim dhe t'i trajtosh me dinjitet, për mua jo vetëm që nuk je Ministër, por je edhe njeri i pavlerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat