E tmerrshme/ Deputetja serbe kërkon arrestimin e Shaip Kamberit: Gabuam me lirimin e Albin Kurtit

Aktuale

E tmerrshme/ Deputetja serbe kërkon arrestimin e Shaip Kamberit: Gabuam me lirimin e Albin Kurtit

Nga: N. Sh. Më: 15 shtator 2022 Në ora: 18:53
Shaip Kamberi

Deputetja serbe e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq, ka kërkuar arrestimin e deputetit shqiptar, Shaip Kamberi.

Ajo ka deklaruar kështu në seancën e Parlametit serb, duke shtuar se kanë gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu.

Kështu ka njoftuar vet deputeti shqiptar, Shaip Kamberi përmes një postimi në facebook.

Madje sipas Kamberit, deputetja serbe ka thënë se nëse nuk mund të arrestohet Kamberi, atëherë kërkon që ta shpërngulin nga Serbia.

Shkrimi i plotë:

Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”.

Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur.

"Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit", ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq.

“Nëse nuk është e mundur kjo, ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo.

Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës, me ambicie realiste.

Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti, i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes - liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin - rreth një pike të rendit të ditës, duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin.

Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi, që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhëtarë apo armiq të  Serbisë, ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës.

Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar.

Po fole të vëretën, të kërcënojnë se do të të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka këruar deputetaja Paunoviq - nënkryetare e parlamentit.

Inkuizicioni romak e kishte dënuar Xhordano Brunon, për herezi, me akuzën se ka “mohuar disa doktrina themelore katolike”.

Heretikët parlamentarë serbë, po bëjnë të njëjtën.

Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre  të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës, vazhdon të mbetet dogmatike, jo realiste.

E vëreteta mund të jetë e hidhur, por nuk duhet ta mohosh.

Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”.

Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat