Tahiri: Kurti të shtyhet me Vuçiqin jo me Rrahman Jasharajn

Aktuale

Tahiri: Kurti të shtyhet me Vuçiqin jo me Rrahman Jasharajn

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 19:03
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nëse kryeministri Kurti “ ka mbet me u shty me Rrahman Jasharajn, e ka shumë gabim”.

Sipas Tahirit, Kurti “duhet të shtyhet me Aleksandar Vuçiqin”.

“Nuk e kam pa kurrë te ai që ka synime politike, apo ka synime u bo i ‘madh’. Edhe qasjen e ka sindikaliste. Nëse u mbet Albin Kurtit me u shty me Rrahman Jasharajn e ka shumë gabim, ai duhet me u shty me Aleksandar Vuçiqin”, tha Tahiri.

Kujtojmë që SBASHK-u është në grevë që nga 25 gushti. Jasharaj e Kurti u takuan disa ditë më parë, mirëpo nuk u gjet zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat