“Qeveria s’po e harxhon asnjë cent”, Sejdiu: Po i frikësohen korrupsionit

Aktuale

“Qeveria s’po e harxhon asnjë cent”, Sejdiu: Po i frikësohen korrupsionit

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 23:23
Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se qeveria Kurti duke u frikësuar se mos po bie në grackën e korrupsionit, nuk janë duke e harxhuar asnjë cent.

Ai ka shtuar se kërkesa e Sindikatës së Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është legjitime dhe se në buxhet të Kosovës ka të holla për t’i adresuar kërkesat e tyre.

“Financat publike janë për të mirën e publikut dhe jo për të mirën e mendimeve të një ministri të financave të djathtë”.

“Këto financa janë për qytetarin dhe mirëqenien e shoqërisë dhe jo për idenë obskure të dikujt atje se si duhet të menaxhohen financat publike me idenë që mos me ra në grackën e korrupsionit”.

“Këta kanë rënë në gracën e vetvetes. Duke u frikësuar se mos pahiri po përfundon dikush në aferë korruptive – asnjë cent nuk e harxhojnë”.

“Këta duhet të çlirohen fillimisht nga gracka që e kanë ndërtuar vetë dhe pastaj duhet ta kuptojnë se financa publike është për publikun.

“Kërkesa e SBAShK-ut është legjitime sepse para ka në buxhet të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat