Në fotografinë e Osmanit me Scholz, edhe Wladimir Klitschko

Aktuale

Në fotografinë e Osmanit me Scholz, edhe Wladimir Klitschko

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 00:32
Pamje nga konferenca ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci (Potsdam/Gjermani).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz nga i cili ka kërkuar që t’i jepet shtytja e fundit procesit të liberalizimti të vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani në Twitter ka publikuar disa fotografi të reja nga ky takim se bashku me Scholzin, ku mes tjerësh, shihet edhe ish-kampioni i botës në boks nga Ukraina, Wladimir Klitschko.

“E falënderova kancelarin Scholz për mbështetjen e tij të fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën. Do të vazhdojmë koordinimin tonë të ngushtë me aleatët që së bashku të garantojmë paqe, stabilitet dhe siguri – e gjithashtu edhe në dialogun mes Kosovës e Serbisë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schëarz, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci (Potsdam/Gjermani).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat