Avdyli për kalimin e Kica-Xhelilit në LDK: Është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve

Aktuale

Avdyli për kalimin e Kica-Xhelilit në LDK: Është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 00:42
Haxhi Avdyli

Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nga Lista Guxo Haxhi Avdyli, e ka komentuar kalimin e Doarsa Kica – Xhelilit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Avdyli tha se ky është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve.

Ai theksoi se dallon kalimi nga PDK-ja në Vetëvendosje në krahasim me kalimin në partitë e tjera.

“Çdo kalim është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve. Dallon kalimi nga PDK në një koalicion e cila ishte duke bërë një punët shumë të mirë në reformën në drejtësi. Domethënë ikja nga reforma në drejtësi është e pajustifikueshme ” – tha Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat