Sibel Halimi: Tash e tre javë po denigrohen kreret e SBASHK nga makineria linçuese e pushtetit

Aktuale

Sibel Halimi: Tash e tre javë po denigrohen kreret e SBASHK nga makineria linçuese e pushtetit

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 13:09
Sibel Halimi

Zedhenesja e LDK-se, Sibel Halimi, permes nje reagimi ne Facebook ka thene se per tre jave sa p0 mbahet greva ne arsim ka patur nje gjuhe denigruese ndaj krereve te SBASHK, nga ana e makinerisë linçuese të pushtetit.

Halimi thote se se fundmi ne balle te keaj makinerie eshte vendo0sur edhe vete kryeministri Kurti duke perqeshur kreun e SBASHK.

Ajo thekson se nje mendesi e tille nuk ka për të sjellë asgjë të dobishme.

Kjo mendësi dhe tendencë e nënshtrimit dhe shtypjes së tjetrit të perceptuar ndryshëm dhe armik të fabrikuar; kjo ‘cancel culture’ e përmasave të frikshme, nuk ka për të sjellë asgjë të dobishme. Politika dhe njerëzorja, në liri të vendit, asnjëherë nuk kanë qenë kaq larg njëra tjetrës” shkruan Halimi ne Facebok

Reagimi i plote:

Në këto tri javë grevë, për as edhe një çast, nuk ka pushuar denigrimi ndaj krerëve të sindikatave nga ana e makinerisë linçuese e propaganduese të pushtetit. Së fundmi, në ballë të kësaj makinerie të errët, u vu vetë kryeministri, duke e imituar të folurën e duke e përqeshur – rrjedhimisht bullizuar – kreun e SBAShK-ut. Fushata dehumanizuese në fjalë, i parapriu përpjekjes për sulm fizik ndaj Jasharajt, sepse eksponentë të pushtetit e krijuan ambientin linçues!

Kjo mendësi dhe tendencë e nënshtrimit dhe shtypjes së tjetrit të perceptuar ndryshëm dhe armik të fabrikuar; kjo ‘cancel culture’ e përmasave të frikshme, nuk ka për të sjellë asgjë të dobishme. Politika dhe njerëzorja, në liri të vendit, asnjëherë nuk kanë qenë kaq larg njëra tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat