Hysni Gucati vjen në Kosovë ta vizitojë nënën në spital

Aktuale

Hysni Gucati vjen në Kosovë ta vizitojë nënën në spital

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:04
Hysni Gucati

Brenda tre muajve, ish kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka ardhur sërish në Kosovë. Ai ka mbërritur sot dhe po sot do të kthehet drejt Hagës.

Sikurse edhe në rastet e kaluara, urgjenca në çështje familjare ka bërë që Dhomat e  Specializuara të Kosovës në Hagë, t’i japin leje për të vizituar nënën e tij e cila vuan nga mushkëritë.

RTKlive e ka konfirmuar se Gucati ka ardhur sot në Kosovë dhe nga aeroporti, është dërguar direkt qendrën e paraburgimit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Prej aty, më pas është transportuar në repartin e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ndodhet e shtrirë nëna e tij e cila vuan nga problemet në mushkëri.

Sikurse edhe herëve të kaluara, ai është shoqëruar nga forca të shumta të Njësisë Speciale të EULEX-it.

Pas vizitës në QKUK, Gucati është transferuar sërish në qendrën e paraburgimit të EULEX-it në Fushë Kosovë, ku është duke takuar familjarët e tij të ngushtë, gruan, fëmijët e motrat.

Më pas , rreth orës 17:00, Gucati do të transferohet sërish drejt Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat