​Ministrja Hajdari takon një delegacion nga Katari, bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik

Aktuale

​Ministrja Hajdari takon një delegacion nga Katari, bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 19:29
Pamje nga takimi

​Ministrja Hajdari takon një delegacion nga Katari, bisedojnë për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka pritur në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jo-rezident në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, së bashku me Autoritetin Investues të Katarit në krye me Drejtorin Rajonal të Zhvillimit të Biznesit, Mubarak Abdulaziz Al-Khulaifi, me të cilët biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.

Sipas një njofitimi të MINT-së, gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për rezultatet pozitive të qeverisjes së tanishme, në rritjen e treguesve ekonomik dhe të demokracisë në Republikën e Kosovës.

Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Al Marri konfirmuan gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm të industrisë, tregtisë, turizmit, e të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat