Avokati Hodaj: Nuk besoj se gjykata do t’ia jap 35 vite burgim Salih Mustafës

Aktuale

Avokati Hodaj: Nuk besoj se gjykata do t’ia jap 35 vite burgim Salih Mustafës

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 20:07
Taulant Hodaj

Pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Salih Mustafa të dënohet me 35 vite burgim, avokati Taulant Hodaj thotë se Gjykata po pretendon që ka marrë me seriozitet punën dhe po kërkojnë ta japin maksimumin.

Hodaj theksoi se edhe nëse Mustafa shpallet fajtor, nuk pret që Gjykata do ta dënojë me aq vite burgim.

“Tani është çështja e fajësisë apo pafajësisë. Unë nuk pres ai dënim të jetë, por edhe nëse shpallet fajtor do të jetë dënim i lartë, sepse veprat penale që akuzohet, përkundër që nuk ka shumë vepra, por dënimi për këto krimet e luftës dhe torturat dhe këto çka akuzohet është goxha e lartë. Dhe zakonisht Prokuroria e kërkon në përputhje me Ligjin…por nuk besoj që Gjykata do t’ia jap atë lartësi të dënimit”, tha ai.

ZPS-ja ka kërkuar 35 vite burgim për Mustafën. Prokurori Cezary Michalczuk ka kërkuar për ndalim arbitrar 10 vite burgim, për trajtim mizor 20 vite burgim, për torturë 25 vite burgim dhe vrasje 33 vite burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat