Prapaskenat mes Kurtit dhe Konjufcës reagon zëdhënësi i VV-së - publikon një fotografi

Aktuale

Prapaskenat mes Kurtit dhe Konjufcës reagon zëdhënësi i VV-së - publikon një fotografi

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 20:35
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi për media i VV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas raportimeve se në seancën e djeshme të Kuvendit ka pasur tensione mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Ai në Facebook ka publikuar një fotografi të vjetër të tij me Kurtin dhe Konjufcën.

Bashkë, dje, sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Manxhuka në përshkrimin e fotografisë.

Në seancën e së enjtes, Kurti u duk i tensionuar me Konjufcën derisa zhvillonte një komunikim me të.

Disa nga deputetët e opozitës që ishin prezent në seanxë thanë se kishte një tension mes tyre, megjithatë ata të Vetëvendosjes e mohuan këtë gjë.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj tha se Kurti komunikon theksueshëm me gjestikulacione, prandaj, sipas tij, do të mund të jetë krijuar ideja e gabuar se ata janë përplasur të gjatë seancës së fundit në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat