Armend Zemaj: Latifi, i shkreti, s’po ka çka bën, shëtitet në Amerikë

Aktuale

Armend Zemaj: Latifi, i shkreti, s’po ka çka bën, shëtitet në Amerikë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 00:36
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka quajtur të paaftë Rifat Latifin, për të menaxhuar sektorin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Zemaj ka thënë se Latifi është vetëm një figurë në ministri, derisa shtoi se ‘i shkreti s’ka çka bën, me u shëtitë, kthehet në Amerikë, mban konferenca’.

“Shpresa ka qenë që ky ministër ta marrë veten, në kuptimin e menaxhimit, por edhe të kompetencës, por po duket që le që nuk e ka marrë veten, por edhe është edhe më i shpërfillur, ka kaluar një person, i cili është një figurë në Ministrinë e Shëndetësisë, ta quajmë në gjuhën popullore.

I shkreti s’ka çka bën, me u shëtitë, kthehet në Amerikë, mban konferenca, mban ligjërata në vende të ndryshme, por fare nuk e ka idenë dhe nuk e ka kompetencën, duket edhe se është edhe tepër i paaftë për të menaxhuar këtë sektor”, ka thënë Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat