Ministri Peci: Dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut do të kompenzohen nga ministria

Aktuale

Ministri Peci: Dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut do të kompenzohen nga ministria

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 13:41
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut do të kompenzohen nga ministria.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se sot e ka vizituar  Komunën e Gjakovës, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë në gjithë territorin e Kosovës.

“Në kuadër të kësaj vizite, takova edhe Kryetarin Ardian Gjini, i cili më njoftoi me të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut si dhe me ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve”.

“Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompensimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompensohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse. Muaji nëntor do të jetë muaji ku edhe do të fillojnë ekzekutimi i pagesave për dëmet në bujqësi për vitin 2022”, ka shkruar Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat