Profesori universitar i bën thirrje Gjukanoviҫit: Ndihmoji politikanët shqiptarë të kuptojnë të vërtetën e Open Balkan

Aktuale

Profesori universitar i bën thirrje Gjukanoviҫit: Ndihmoji politikanët shqiptarë të kuptojnë të vërtetën e Open Balkan

Nga: H.O. Më: 18 shtator 2022 Në ora: 20:40
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviҫ

Profesori universitar Enver Bytyҫi në një postim të tij në Facebook ka rideklaruar se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviҫ, nuk do ta lejoj shtetin e tij të bëhet pjesë e Open Balkan.

Madje, Bytyҫi bën thirrje që të ndihmon edhe politikanët shqiptarë të dallojnë se ҫfarë është interesi më i mirë për ta!.

Postimi i plotë:

Kam shkruar dhe kam thene ne emisione televizive qe diten kur Abazovic u be kryeminister, se presidenti Gjukanovic nuk do ta lejoje Malin e Zi te behet pjese e Open Balkan!

Faleminderit president Milo Gjukanovic! Mirenjohje pa fund qe mendon per vendin tend e duke menduar per Malin e Zi ndihemon edhe politikanet shqiptare te dallojne se cfare eshte interesi me i mire per ta!

Jo Open Balkan dhe PO Procesit te Berlinit! Kjo eshte rruga e vetme per interesat e Shqiperise dhe te shqiptareve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat