​Ministri Latifi në Greqi

Aktuale

​Ministri Latifi në Greqi

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 09:55
Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Greqi.

Ai do të pritet në Athinë nga Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, z. Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor.

Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat