Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Koordinatoren e Kombeve të ​Bashkuara për Zhvillim, Arnhild Spence

Aktuale

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Koordinatoren e Kombeve të ​Bashkuara për Zhvillim, Arnhild Spence

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 13:56
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendi të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence.

Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje znj.Spence për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë në mbështetjen e progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Ai gjithashtu e njoftoi Koordinatoren e OKB-së me arritjet e deritashme, detyrat, objektivat dhe synimet e kësaj legjislature të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca dhe znj.Spence konfirmuan gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe koordinimit sa më efektiv për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien e qytetarëve dhe mbështetjen e reformave integruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat