Largimi i Bujës nga kryesia e PDK-së/ Profesori: Të largohen edhe këta dy persona

Aktuale

Largimi i Bujës nga kryesia e PDK-së/ Profesori: Të largohen edhe këta dy persona

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2022 Në ora: 15:31
Ramë Buja

Profesori Binak Maxharraj ka thënë se nga PDk duhet të largohen Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj.

Sipas tij, këta dy janë në vijë thaçiste, e cila është e keqe për Kosovën, duke shtuar se vet Hashin Thaçi ishte ideologu për ndajren e Kosovës, por që u ndal nga Amerika.

Postimi në Facebook:

DISTANCIMI I PDK NGA THAÇIZMI.

Hashim Thaçi ishte ideologu kryesor i ndarjës se Kosovë. Nuk la gur pa rrotulluar që kjo të ndodhë. Por Amerika e ndali.

Por qe brenda PDK ka edhe sot e kësaj dite qe e përkrahin ideologjine e tij. Ramë Buja anëtarë i Kryesisë së PDK është njëri nga këta i cili u tërhoqë apo e larguan nga kryesia. Ky është një hap i mençur i Kryesisë.

Por mbrenda PDK ka edhe të tjerë të infektuar më ideologjin Thaçiste për ndarjën e Kosoves nga të cilët PDK duhet të distancohet dhe të lirohet nga ta,pra nga ergja e vjetër.

Pastrimi i PDK do të jetë i plotë dhe i shendeteshëm kur të largohën edhe të tjerët nga vija thaqiste sikuse janë Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj, sepse qendrimi i metejmë i tyre në Kryesinë e demton PDK.

Pra, pastrimi i PDK është i domosdoshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat