“Mos u tutni burra”/ Gani Geci për planin e vrasjes së Kurtit: Mua mi kanë vra dy shokë, i kanë zbraz nja 60 plumba

Aktuale

“Mos u tutni burra”/ Gani Geci për planin e vrasjes së Kurtit: Mua mi kanë vra dy shokë, i kanë zbraz nja 60 plumba

Nga: M.L. Më: 19 shtator 2022 Në ora: 18:12
Gani Geci

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar pas raportimeve se ishte planifikuar vrasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Geci, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar këto raportime duke i ndërlidhur me rastet që i kanë ndodhur atij personalisht.

Ish deputeti ka thënë se vrasja e tij është planifikuar 24 herë, e kanë plagosur e ia kanë vrarë dy shokë, duke aluduar në vrasjen e gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati e truprojës së presidentit Rugova, Besim Dajaku.

Vet Geci kishe mbetur i plagosur në të njëjtin atenat.

Geci po ashtu ka treguar se disa herë policia e ka njoftuar se e ka jetën në rrezik.

Postimi i plotë:

MOS U TUTNI O BURRA SE.

Që 24 vjet, minimum nja 24 herë kanë bo plane, e kanë tentuar të më vrasin, i kanë shpraz nja 60 plumba kallashi mbi automjetin tim, më kanë plagosur, mi kanë vrarë dy shokë, kanë bo plane e plane.

Kanë ardhur policia në shtëpi dhjetëra herë ruaju se e ke jetën në rrezik

Por, pa thanë ai nalt këta poshtë veç munden mu shëtit kah dardha e Ahmatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat