Qeveria nuk kompenzoi bashkatdhetarët për sigurimin kufitar, Lekaj: Të enjten do t’i drejtohem ministrit Murati

Aktuale

Qeveria nuk kompenzoi bashkatdhetarët për sigurimin kufitar, Lekaj: Të enjten do t’i drejtohem ministrit Murati

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 20:38
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar Qeverinë  e Kosovës e cila sipas tij po e injoron diasporën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lekaj ka thënë se ka marrë dhjetra mesazhe nga bashkatdhetarë të cilët tregojnë për moskompenzimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave.

Lidhur me këtë Lekaj ka paralajmëruar se të enjten do t’i drejtohet ministrit Murati për këtë çështje.

“Qeveria e Kosovës po vazhdon t’a injorojë diasporën tonë. Me dhjetra mesazhe kam marrë kohëve të fundit, të cilët më tregojnë për moskompenzimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave”.

“Ata janë mashtruar me pretekstin se do të rimbursohen, gjë që nuk ka ndodhur tash e dy muaj”.

“Si deputet i Republikës së Kosovës, në seancën e së enjtës, do t’i drejtohem ministrit Murati për këtë çështje”, shkroi Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat