“Ti po m’kallxon mua për 20 mijë gra të dhunuara. Unë kam qenë këtu, ti jashtë” – debati Gorani-Ramabaja

Aktuale

“Ti po m’kallxon mua për 20 mijë gra të dhunuara. Unë kam qenë këtu, ti jashtë” – debati Gorani-Ramabaja

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 21:45
Dukagjin Gorani, Sadri Ramabaja

Analistët Dukagjin Gorani dhe Sadri Ramabaja janë përplasur në Pressing për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përderisa Gorani ka insistuar për qasje më fleksibile në dialog, Ramabaja nuk është pajtuar me të.

Në një moment, Rambaja ia përmend Goranit 20 mijë gratë e dhunuara në luftë.

Këtu ndërhyn Gorani, duke i thënë: “Mos m’i përmend”.

Gorani i drejtohet Ramabajës duke i thënë se ai ka qenë këtu në kohë lufte dhe i di të gjitha krimet serbe.

“Ti po m’kallxon mu për 20 mijë femra të dhunuara. Pse po më moralizon. Unë kam qenë këtu, ti je kanë jashtë”, ka thënë ai.

Gorani ka thënë se askush nuk mund të hyjë në negoaciata, p paguar një çmim.

“Mos hyn në negociata nëse nuk do me pagu. Ti mendon se shkon në negociata dhe kthehesh pa paguar asnjë çmim, të rrofshin fjalët”, ka thënë Gorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat