Plani për ta vrarë Kryeministrin/ Reagon ish agjenti: Ja atentati më i rrezikshëm i përgatitur ndaj Kurtit dhe Konjufcës

Aktuale

Plani për ta vrarë Kryeministrin/ Reagon ish agjenti: Ja atentati më i rrezikshëm i përgatitur ndaj Kurtit dhe Konjufcës

Nga: P.R Më: 19 shtator 2022 Në ora: 21:47
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Gjatë ditës së sotme, fillimisht në mediat e Shqipërisë e pastaj edhe në ato të Kosovës, u publikuar lajmi se në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte zbuluar një plan për ta vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas i Shqipërisë.

Siç është raportuar, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, deputet i PDK-së. Për të kryer vrasjet i dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar, i cili theksohet se ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve.

E zyra e kryeministrit Kurti e ka konfirmuar se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së.

Por dyshime për këtë po hedh ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari. Shkak për këtë është bërë përfshirja e kryeministrit Kurti bashkë me Xhavit Halitin dhe Ismet Haxhën, të cilët, Miftari i quan kriminelë të provuar.

“Kryeministër fort pot rrejnë AKI-ja (Shik-u i PDK, AAK, LDK), dhe SHISH i Edi Ramës e Baton Haxhiut, jo që nuk kanë dëshirë e arsye me të vra, me guxoftë e me mujt nesër ju vrasin si Serbia, si Opozita-mafia politike e Kosovës, por futja e emrit tuaj në një thes me dy kriminelë të provuar ....është tentim me i mbulu këmbët e me hedh hi syve dikujt.!”, shkruan Miftari.

Sipas tij, atentati më i rrezikshëm i ishte përgatitur kryeministrit, Albin Kurti dhe krye parlamentarit, Glauk Konjufca, përmes organizatës “Syri i Popullit”.

“Mos harro atentati institucional ma i rrezikshëm juve dhe Glauk Konjufcës ju kishte përgatitur përmes operacionit sekret të Pronto prokurorisë përmes (AKI-SHIK-UDB-SHISH) Syrit të Popullit, organizatë kjo 100% e sajuar dhe dorë e zgjatur e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ilmi Reqices, Xhavit Halitit, Baton Haxhiut...”, shkruan ndër tjerash Miftari.

“Sa ta kish drejtësinë, popullin tonë, Amerikën Gjermaninë, Britaninë... Me u rujt ruju, por flej dath për atë punë, por para se të ju vrasin fizikisht ata kriminelët duhet të ju vrasin ta njollosin emrin tuaj si mbrojtës i çështjes kombëtare dhe shtetërore, si lider jo i korruptuar, lider pa dosje kriminale, si lider jo i shitur te askush pasi vet jeni i pastër edhe pse sot ngatë jush ka njerëz që ju kanë afruar juve LVV-së vetëm për interesa të vetat, jo që ju dojnë e mendojnë njësoj si LVV...”, përfundon reagimin e tij ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat