Nagavci mohon të ketë pasur presion për ndërprerjen e grevës

Aktuale

Nagavci mohon të ketë pasur presion për ndërprerjen e grevës

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 23:40
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka hedhur poshtë akuzat e SBASHK-ut për presion ndaj mësimdhënësve për të ndërprerë grevën e nisur më 25 gusht.

Ajo në T7 ka thënë se thirrjet e saja kanë kryesisht për fillimin e procesit të rregullt mësimor dhe jo si presion.

“Thirrjet kanë qenë para 1 shtatorit për rinisjen e mësimit, por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi. Unë konsideroj se nuk ka pasur presion”, ka thënë Nagavci. 

Ajo ka bërë të ditur se janë disa shkolla që nuk janë në grevë, por numri i tyre po vjen duke u shtuar.

“Në gjashtë shkolla ka mësim në Gjakovë prej klasës së parë deri në të pestën, pastaj në disa klasa në Prishtinë, në shkollën “Ismail Qemajli” ku mbahet mësim, sikurse edhe në disa shkolla në Kamenicë, Podujevë, Shtime”, ka thënë Nagavci.

SBASHK-u ka hyrë në grevë me kërkesën 100 euro shtesë për punonjësit në arsim deri në hyrjen fuqi të ligjit të pagave, ndërsa ka refuzuar ofertën prej 50 eurove nga Qeveria deri në fund të vitit, me zotimin se ajo do të shqyrtohet serish pas miratimit të buxhetit për 2023, në varësi të nivelit të inflacionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat