AAK mirëpret emërimin e Ardita Sinanit në ZKM

Aktuale

AAK mirëpret emërimin e Ardita Sinanit në ZKM

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës mirëpret emërimin e zonjës Ardita Sinani në Zyrën e Kryeministrit.

“ Është një traditë që nga qeveria Haradinaj 2, angazhimi i kuadrove nga Presheva, Medvegja e Bujanoci në detyra qeveritare. Asokohe, shef i Stafit të ZKM ishte Selim Selimi nga Presheva, më vonë edhe ministër i Drejtësisë. Ne besojmë sinqerisht se zonja Sinani do të kryejë punën e saj si është më së miri, e do të ketë bashkëpunim me tërë faktorin shqiptar andej kufiri. Asnjëherë nuk është koha që shqiptarët të përçahen, përkundrazi, qeveria duhet të dërgojë edhe donacione dhe të ketë kujdes të posaçëm për komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ashtu si në kohën e Qeverisë Haradinaj” thuhet në njoftimin e AAK-së.

Ndryshe  dje kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në një komunikatën për media nga Qeveria thuhet se, ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani.

"Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës", thuhet në komunikatë.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat