​SBASHK-u: Avokati i Popullit po tenton përçarje, greva nuk do të ndalet

Aktuale

​SBASHK-u: Avokati i Popullit po tenton përçarje, greva nuk do të ndalet

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

SBASHK-u ka hedhur poshtë propozimin e Avokatit të Popullit për ndërprerjen e grevës, duke thënë se ajo nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në një komunikatë për media thuhet se SBASHK-u ë takimin e mbajtur në orët e vona me kryetarët e sindikatave komunale dhe të universiteteve, njëherësh kryetarë të Këshillave greviste të nivelit komunal dhe të universiteteve, ka shqyrtuar propozimin e Avokatit të Popullit.

“Duke e analizuar në detaje këtë aktmarrëveshje të propozuar dhe njëzëri, ata vlerësuan se ky propozim i dërguar nga Avokati i popullit është i njëanshëm, nuk i përmban kërkesat legjitime të grevistëve, të dërguara sot pasdite nga SBASHK-u dhe dje nga BSPK-ja tek Avokati i popullit dhe vlerësojnë se letra e tillë, e dërguar në orët e vona, me tentim që marrëveshja të bëhet, jo me Këshillin Grevist të BSPK-së, ashtu si e parasheh Ligji për grevat, por me kryetarin e BSPK-së dhe të SBASHK-ut në njërën anë dhe në anën tjetër, jo me kryeministrin që e përfaqëson Qeverinë e Kosovës, por me ministrin Murati dhe ministren Nagavci tregon që edhe Avokati i popullit ka hyrë në rrugën e shantazheve për të përçarë sindikatat me qëllim që të grevistët të krijohet eventualisht bindja se sindikatat janë tërhequr nga kërkesat, gjë nuk është e vërtetë”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u thotë se draft-aktpajtimi i Avokatit të Popullit nuk është i pranueshëm, pasi nuk përmban pikat e kërkesës se grevistëve, e të cilat janë 100 euro shtesë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat, andaj greva do të vazhdojë deri në një marrëveshje që plotëson kërkesat e anëtarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat