U takua me Kodrën/ Pozhari reagon ndaj Selmanajt: Urrejtja e tij për Kurtin e bën të dyshimtë edhe për skenarë të tjerë!

Aktuale

U takua me Kodrën/ Pozhari reagon ndaj Selmanajt: Urrejtja e tij për Kurtin e bën të dyshimtë edhe për skenarë të tjerë!

Nga: A.M. Më: 20 shtator 2022 Në ora: 22:29
Driton Selmanaj dhe Xhevdet Pozhari.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka sqarur fotografinë e publikuar në të cilën shihej në një tavolinë bashkë me presonin që që ditëve të fundit u tha se ka planifikuar vrasjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit që e ka takuar Prek Kodrën, të cilit tha se nuk ia ka ditur as emrin.

E për këtë sqarim të Selmanajt ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.

Pozhari hodhi disa dyshime lidhur me deklaratën e deputetit të LDK-së, ku tha se duke u munduar ta sqarojë vetëm paska sharru.

“Kjo në variantin më të butë tregon se sa i papjekur është! E, nëse merret parasysh urrejtja e tij për Albin Kurtin, lehtësisht e bën të dyshimtë edhe për skenarë të tjerë. Gjë që unë nuk dua ta besoj”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Driton Selmanaj qenka mundu me e sqaru fotografinë ku ai ndodhet me personin që ditëve të fundit është bërë lajm për planifikim atentatesh në Kosovë.

Veç paska sharru ma shumë!

Paska thënë se kur është taku ka qenë fundi i vitit 2020. Në atë periudhë Driton Selmanaj ka qenë hiq më pak sesa njeriu i dytë i Qeverisë, pra zv/kryeministër i Hotit.

Thotë se ka mjaftuar një telefonatë dhe ai rastësisht ka qenë në rrugën Prishtinë - Prizren dhe është ndalë qaty si pahiri me i nderu do mysafirë që janë miq të vëllaut të gruas së djalit të axhës së tij.

Çfarë trillimi interesant!

Paska ndejt veç 1 orë, e tavolina aty shihet plot me ushqim e pije.

Pra, një zëvendëskryeministër që takon një person me të kaluar kriminale natën, në një fshat të Prizrenit.

Veten mundohet ta reduktojë veç në "deputet" dhe "person publik", kur në fakt në atë periudhë ishte një vendimmarrës i rëndësishëm i Qeverisë, hiq më pak se numri 2, takohet pa agjendë, pa përcjellje, veç ashtu si rastësisht.

Thotë se nuk i ka marrë në pyetje se kush janë! Njeriu instinktivisht pyet dikënd që e takon rishtazi se me çfarë merret, e lëre me një zv/kryeministër që e ka edhe obligim ligjor kujdesin se me kënd shoqërohet në orët e vona të natës, nëpër skutat e katundeve të Prizrenit.

Kjo në variantin më të butë tregon se sa i papjekur është! E, nëse merret parasysh urrejtja e tij për Albin Kurtin, lehtësisht e bën të dyshimtë edhe për skenarë të tjerë. Gjë që unë nuk dua ta besoj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat