Ahmeti: Kodra u porosit për t’u fotografuar me Selmanajn, ky ishte qëllimi si do të dukej vrasja e Kurtit

Aktuale

Ahmeti: Kodra u porosit për t’u fotografuar me Selmanajn, ky ishte qëllimi si do të dukej vrasja e Kurtit

Nga: A.Zh Më: 21 shtator 2022 Në ora: 09:02
Driton Selmanaj

Gazetari Arben Ahmeti, i ka dalë në mbrojtje deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanajt, i cili po gjykohet për një fotografi me Prek Kodrën, që dyshohet se kishte mision vrasjen e Albin Kurtit, Xhavit Halitit dhe Ismet Haxhës.

Ahmeti ka thënë se Kodra ishte i porositur edhe për t’u fotografuar me Selmanajn, në mënyrë që vrasjet të duken si qërim hesapesh mes rivalëve politikë, përcjell Bota sot.

“Nëse e ka pasur mision vrasjen e Albin Kurtit, Xhavit Halitit dhe Ismet Haxhës, i përfoluri ka qenë i porositur që vrasjet të duken si qërim hesapesh mes rivalëve politikë në Kosovë.

Kësisoj, ai ka qenë i porositur edhe për t'u fotografuar me Driton Selmanaj.

Është çmenduri që sot gjykohet Dritoni për një foto për të cilën nuk ka kurrëfare relevance.

Me dyshu dhe me mendu që Dritoni mund të jetë pjesë e skemave të tilla, është në rastin më të lehtë të mundshëm naivitet”, ka shkruar gazetari në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat