Fotografia e Selmanajt me snajperistin Kodra, reagon Thaçi

Aktuale

Fotografia e Selmanajt me snajperistin Kodra, reagon Thaçi

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 10:47
Jusuf Thaçi

Snajperisti Prekë Kodra, që dyshohej për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, I është publikuar një fotografi me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka reaguar për këtë çështje përmes një statusi në Facebook.

Ai ka shkruar se shumë figura publike mund të kenë fotografi me njerëz të krimit pa qenë vet pjesë e botës së krimit.

Mes tjerash Thaçi ka thënë se nuk duhet ti bihet në qafë Selmanajt, derisa ka shkruar se nëse ka hapësirë për hetim kjo punë i përket policisë e prokurorisë.

Reagimi i tij:

Çdo figurë publike shumë lehtë mund të ketë fotografi dhe të jetë në të njëjtën tavolinë me njerëz të botës së krimit pa qenë vet pjesë e botës së krimit e madje pa pasur lidhje me persona të tillë. Këto situata shumë lehtë ndodhin në tubime a takime të mëdha (familjare, profesionale, partiake, etj.), por ndodhin edhe kur qytetarët i ndalin figurat publike dhe kërkojnë të bëjnë foto me ta.

Kështu që nuk është mirë me i ra në qafë z. Driton Selmanaj veç pse ai është i fotografuar në një tavolinë me një njeri të botës së krimit. Nëse aty ka hapësirë për dyshim, kjo është punë e policisë dhe e prokurorisë, por qytetarët dhe mediat nuk kanë të drejtë të bëjnë gjyqësi publike në këto raste.

Ky standard duhet të përdoret gjithmonë e për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat