​Abdixhiku bëri homazhe te varri i Ahmet Krasniqit, kërkoi drejtësi për vrasjen e tij

Aktuale

​Abdixhiku bëri homazhe te varri i Ahmet Krasniqit, kërkoi drejtësi për vrasjen e tij

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:17
Pamje nga homazhet

Në 24 vjetorin e vrasjes së ish- ministrit të mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ahmet Krasniqi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku e anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

Homazhe pranë varrit të tij kanë bërë edhe familjarë, miq dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Koloneli Ahmet Krasniqi ishte vrarë në natën e 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë ku ende nuk është zbardhur rasti i vrasjes së tij.

Abdixhiku tha se vrasja e Ahmet Krasniqit ishte e rëndë derisa theksoi se mos zbardhja e rastit të kësaj vrasje është edhe më e rëndë.

Abdixhiku: Kërkojmë drejtësi për vrasjen e tij për familjen dhe Kosovën

“Vrasja e tij është humbje për popullin tonë por dhimbje e dyfisht është mos zbardhja e fatit të kësaj vrasje të rëndë tash e 24 vite. Mbesim të përkushtuar që të kërkojmë drejtësi për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë Kosovën”, tha ai.

Behxhet Krasniqi vëllai i kolonelit Ahmet Krasniqi tha se vrasja e tij për familjen është e vështirë dhe për të cilën presin që të zbardhet kjo ngjarje.

Krasniqi: Ne po mundohemi me qenë në rrugë në saje të miqve, bashkëpunëtorëve të vëllait

“Ky është përvjetori i radhës që nga vrasja e Ahmet Krasniqit, një vrasje makabër më shtetim amë të cilën presim që vitet që vijnë ose viti i ardhëm ta zbardhë vrasjen e tij dhe vrasjet e tjera. Shumë e vështirë është vrasja e tij por ne po mundohemi me qenë në rrugë në saje të miqve, bashkëpunëtorëve të vëllait dhe të subjekteve politike. Ne po qëndrojmë pak më të fortë dhe po shpresojmë e po punojmë që vrasja e vëllait tonë të zbardhet njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat