Gashi takoi Ben Weinberg Zyrtar për Programe të ICITAP-it nga selia e ICITAP-it në Washington DC

Aktuale

Gashi takoi Ben Weinberg Zyrtar për Programe të ICITAP-it nga selia e ICITAP-it në Washington DC

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 15:18
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, priti në takim Zyrtarin për Programe në ICITAP nga selia e ICITAP-it në Washington DC, Ben Weinberg, Këshilltarin e Lart të ICITAP për Njësinë e Inteligjencës Korrektuese , Allen Beard dhe Koordinatorin Nacional në ICITAP për Njësinë e Inteligjencës Korrektuese, Berat Gajtani.

Në takim u diskutua lidhur vazhdimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve, vlerësimin e nevojave për programe të përbashkëta, e po ashtu edhe për financimin e tyre në të ardhmen.

Gashi e njoftoi Weinberg për planet dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së, po ashtu e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes ICITAP.

Gjatë takimi, Weinberg tha se ICITAP do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, veçanërisht ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit dhe të sigurisë së saj. Ambasada Amerikane, specifikisht ICITAP përmes programeve, donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështesë zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, me synim ndërtimin e një sistemi të vetqëndrueshëm, të sigurt dhe të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat