Betim Gjoshi i PDK-së: Albin Kurti nuk e do njohjen e Kosovës nga Serbia

Aktuale

Betim Gjoshi i PDK-së: Albin Kurti nuk e do njohjen e Kosovës nga Serbia

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 17:43
Betim Gjoshi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, vkerëson se kryeministri Albin Kurti ka hequr dorë nga njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia.

“Pa ia kërkuar askush, ai i vetëm ka prezantuar idenë që Serbia të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kjo tashmë po pritet të zyrtarizohet në negociatat për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi”, ka shkruar Gjoshi në faqen e tij në Facebook.

Deklaratat e Kurtit se Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë, sipas Gjoshit janë kthyer në platformë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministër, kujt je duke i shërbyer?”, ka pyetur Gjoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat