Reshitaj: E kuptoj SBASHK-un sepse janë lodhur, me qeveritë e kaluara gjenin zgjidhje

Aktuale

Reshitaj: E kuptoj SBASHK-un sepse janë lodhur, me qeveritë e kaluara gjenin zgjidhje

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:00
Albena Reshitaj

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka folur për grevën në arsim, ku tha se për këtë situatë ka një përgjegjësi kolektive.

Reshitaj ka thënë se çdo sekondë i humbur në arsim ka pasoja dhe përgjegjësi të mëdha.

“Unë i kuptoj edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut sepse janë lodhur dhe është një fazë e gjatë e punës që po e bëjnë. Për mua ka një përgjegjësi kolektive gjithë kjo situatë dhe llogaridhënie. Mendoj që çdo sekondë i humbur në arsim ka pasoja të mëdha dhe përgjegjësi të mëdha”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, SBASHK-u me qeveritë e kaluara janë ulur dhe kanë gjetur një kompromis.

“Në komision kam kërkuar nga SBASHK-u që të na tregojnë nëse ka një alternativë tjetër. Me qeveritë e kaluara janë ulur dhe kanë gjetur një kompromis, jo gjithmonë janë marrë si të realizueshme maksimumi i kërkesave të tyre mirëpo është gjetur një zgjidhje”, theksoi Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat