KFOR-i paralajmëron stërvitjen ushtarake “Shtiza e artë”

Aktuale

KFOR-i paralajmëron stërvitjen ushtarake “Shtiza e artë”

Nga: F. B. Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:10
KFOR
KFOR-i përmes kumtesës për media ka paralajmëruar se me 27 shtator do të zhvillojë stërvitjen ushtarake me emërtimin “Shtiza e artë” në poligonin për trajnim në bazën në Maxhunaj.

KFOR-i ka njoftuar se gjatë kohës së kësaj stërvitje në vendet përreth bashkësive lokale mund të pritet frekuentim dhe lëvizje e trafikut të automjeteve ushtarake dhe civile, transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesë thuhet se do të merren masa të nevojshme që të zbutet situata e pakëndshme dhe pengesat që mund të dalin banorëve lokal gjatë stërvitjes.

Në stërvitje do të marrin pjesë personal nga misioni paqeruajtës i KFOR-it dhe EULEX-it në kontekstin e operimeve në situatat e jashtëzakonshme, ku personeli i KFOR-it vazhdon të veproj në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-it, në harmoni me konceptin e reagimit të “parë, dytë dhe tretë” thuhet në kumtesën e KFOR-it.

"Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të fokusohet në përmbushjen e përditshme të detyrave dhe obligimeve për të krijuar siguri të mjedisit dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha bashkësitë që jetojnë në Kosovë, në harmoni me rezolutën 1244 të OKB-së” thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat