Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit/ Anton Quni: Drejtësia duhet të zbardh sa më parë këtë akt kriminal

Aktuale

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit/ Anton Quni: Drejtësia duhet të zbardh sa më parë këtë akt kriminal

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:11
Ahmet Krasniqi

Në 24 vjetorin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqi, deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka bërë thirrje drejtësisë për zbardhjen e këtij akti kriminal.

“Hero i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, ti je i përhershëm në kujtimet tona, sepse e përhershme është liria dhe pavarësia e Republikë së Kosovës!”, ka shrkaur ai.

Postimi në Facebook:

24 vjet më parë, në kohë vendimtare për çlirimin e atdheut tonë, dora e errët e në mes të errësirës e privoi nga jeta strategun ushtarak, Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit Rugova, Kolonel Ahmet Krasniqin.

Drejtësia duhet të zbardh sa më parë këtë akt kriminal, i cili e ka goditur mbarë kombin tonë!

Hero i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, ti je i përhershëm në kujtimet tona, sepse e përhershme është liria dhe pavarësia e Republikë së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat