Specialja mohon se Trëndafilova u takua me Kurtin

Aktuale

Specialja mohon se Trëndafilova u takua me Kurtin

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 20:24
Ekaterina Trendafilova

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë mohuar se kryetarja, Ekaterina Trendafilova, ka zhvilluar sot takim me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin.

Kjo hedh poshtë pretendimet e PSD-së dhe kreut të saj, Dardan Molliqajt, për siç tha se Trendafilova pati sot takim të fshehtë me Kurtin, përcjell klankosova.tv.

”Është e vërtetë që presidentja Ekaterina Trendafilova ndodhet në Kosovë, sidoqoftë ajo nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti”, citon lajmi, një përgjigjie nga Dhomat e Specializuara pyetur lidhur me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat