“Mos na lodh b***”, deputeti i LVV-së zbulon prapaskenat që ndodhën në Komision me përfaqësuesit e SBASHK-ut

Aktuale

“Mos na lodh b***”, deputeti i LVV-së zbulon prapaskenat që ndodhën në Komision me përfaqësuesit e SBASHK-ut

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 21:16
Ardian Gola

Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka mbështetur bashkëpartiakun e tij Dimal Bashën, pas konfrontimit që ky i fundit ka pasur sot me kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn.

Ai në Facebook ka përmendur një nga përgjigjet e zyrtarëve të SBAShK-ut, sot në komision.

“Shume mire pra! Meqe keni vendose qe ne vend te kritikes dhe diskutimit racional, duke lënë komplet jashtë vëmendjes publike dy orë diskutim goxha të maturuar të mazhorancës, për grevën, në Komision dhe të moralizoni duke u marrë me nivelin e edukatës së deputetit Dimal Basha, zgjerojeni fokusin e moralizimit dhe vlerësojeni përgjigjen e njërit prej përfaqësuesve të SBAShK-ut ne Komision, kur tha: “mos na lodh b***”, ose asaj tjetrës kur bënte politikë në Komision, duke thënë se, per t’u ngrohur gjatë dimrit, do të shkojnë ne veri”, shkruan ai.

Tutje ai ka shtuar se SBAShK-u nuk po përfaqëson interesat e mësimdhënësve.

“Tashmë as unë nuk e di se çka përfaqësohet me këtë gjuhë. Por e di që mësimdhënësit dhe interesat e tyre jo”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat