Sejdiu: Si shoqëri duhet të fillojmë të mendojmë se Kosova nuk është vetëm zi e terr

Aktuale

Sejdiu: Si shoqëri duhet të fillojmë të mendojmë se Kosova nuk është vetëm zi e terr

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 22:10
Dardan Sejdiu

Ekonomisti, Dardan Sejdiu, thotë se shteti nuk është mekanizëm që mirëmban, por mekanizëm që duhet të ndërtohet për të garantuar një mundësi, që qytetarët të zhvillohen.

Sejdiu, tha se qytetarët duhet të ndërrojnë mendësinë dhe të fillojnë e të mendojnë që Kosova nuk është vetëm zi e terr.

“Besoj që është me rëndësi që ne si shoqëri me fillu me e trajtu seriozisht temën që ka të bëjë me mënyrën se si e shohim ne vendin tonë dhe se si e shohim shtetin. Shteti nuk është mekanizëm që të mirëmban, por është mekanizëm që duhet me u ndërtu së paku për të garantuar një mundësi që qytetarët me u zhvillu”.

“Ka qalesa, por më shumë perceptim se këtu [Kosovë] është gjithçka e korruptuar dhe ka krim të organizuar – po kemi folë për këtë temë shumë. Por, e kemi tepruar me sharjet që ia bëjmë vendit, dhe besoj që është me rëndësi që këtë qëndrim ta ndërrojmë dhe të fillojmë të mendojmë se në Kosovë nuk është vetëm zi e terr”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat