Kelmendi, deputetit të VV-së: Skuquni, kur flitet për paga - gojës kapak!

Aktuale

Kelmendi, deputetit të VV-së: Skuquni, kur flitet për paga - gojës kapak!

Nga: A.Zh Më: 22 shtator 2022 Në ora: 14:36
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, për debatin e djeshëm me kreun e SBASHK-ut Rrahman Jasharajt.

Ai ka thënë se kur flitet për paga, deputetët duhet t’I japin gojës më pak, pasi deputetët janë super të paguarit nga të gjitha pozitat tjera publike, përcjell Bota sot.

“Skuquni! Po të maten me orë pune, deputetët me angazhimin e tyre në punë dalin super të paguarit nga të gjitha pozitat e tjera publike. Shto këtu edhe pushimet e gjata të verës, seancat e rralla, mosaktivitetin (e disave) në komisione, e madje edhe protestat e kohëpaskohshme, dro të dalin 10 fish më të paguar se secili që merr pagë nga buxheti.

Kështu që, së paku kur flitet për paga, t’i bihet nga pak gojës kapak. Se vështirë të dëgjohet deputeti të flasë për pagën e dikujt pa u skuqur!

Në këtë rast: Skuquni!”, ka shkruar Kelmendi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat