Trendafilova me eskortë viziton hapësirat e EULEX-it

Aktuale

Trendafilova me eskortë viziton hapësirat e EULEX-it

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 15:23
Ekaterina Trendafilova

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, ajo ka takuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, me ç’rast kanë diskutuar për punën e Dhomave të Specializuara.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në vizitë, kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova me të cilën diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, roli i Avokatit të Popullit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional”, njoftoi ministria e Drejtësisë.

Pas këtij takimi, ajo ka vizituar edhe hapësirat e EULEX-it në zonën industriale – magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë.

Media ka filmuar çastin kur ajo me eskortë kanë hyrë në hapësirat e EULEX.

Kujtojmë se një vizitë e saj ishte paralajmëruar të zhvillohej të mërkurën (21.09.2022) në Gjilan, mirëpo e njëjta është anuluar pas paralajmërimeve se Partia Socialdemokrate do të organizojë protestë kundër vizitës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat