Limaj: Do mbahem mend se e kam nxjerr Kosovën prej lloçit

Aktuale

Limaj: Do mbahem mend se e kam nxjerr Kosovën prej lloçit

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 22:20
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se e ka nxjerrur Kosovën prej lloçi në kohën kur ishte në Qeveri.

Ai tha se në politikë do të mbahet mend që të ndihen krenarë nipërit dhe mbesat e tij, duke përmendur revolucion.

“Qysh more për çka? Paj, ta kam nxjerrë Kosovën prej lloçit, t’i kam ndërtu autostradat, projekte madhore të paimagjinueshme në këtë vend, revulucion infrastrukturor e zhvillimor të këtij vendi”, ka thënë ai.

Partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, nuk e kishte kaluar pragun zgjedhor. Duke mbledhur 2.59% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat