Lushtaku i rekomandon Qeverinë tri veprime për të ndihmuar bizneset

Aktuale

Lushtaku i rekomandon Qeverinë tri veprime për të ndihmuar bizneset

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 22:22
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku i ka rekomanduar Qeverisë Kurti tri veprime për të ndimuar bizneset.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se Qeveria Kurti II është duke injoruar ndërmarrësit dhe prodhuesit vendor të cilët janë promotori i zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.

Më tej, Lushtaku ka thënë se si deputet, i propozoj Qeverisë Kurti II t’i lejë anash inatet e saj dhe t’i pranojë rekomandimet tona, të cilat janë bërë për të mirën e qytetarëve dhe ndërmarrjeve private.

“Rekomandimet e mia të cilat rrjedhin në bazë të konsultimeve me ekspertë dhe duke marrë për bazë kërkesat e ndërmarrësve privatë janë:

1. Të realizohet pagesa e TVSH-së nga konsumatori i fundit, e jo te ngarkohen bizneset duke paguar TVSH-në në doganë. Duke paguar TVSH-në pas shitjes së produktit, bizneset do të kenë mundësi të investojnë në blerje të lëndës së parë apo të investojnë në zhvillimin e prodhimtarisë!
2. Fiksimi i çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit vendorë për një kohe të caktuar me qëllim që të jenë konkurrues me prodhuesit e rajonit. Kjo do të realizohej me subvencionim të çmimit nga buxheti i Kosovës, mbi çmimin e fiksuar të energjisë elektrike.
3. Subvencionimi i veçantë i bizneseve prodhuese ku janë të punësuara gratë, me qëllim të stimulimit të punësimit për gratë, gjë e cila do të ndikonte më fuqizimin e grave dhe ekonomive familjare!”,
ka shkruar Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat