Limaj: Kurti tani në secilën ministri e bord mundet me bo kanagjeq e dasma, me u miqasu

Aktuale

Limaj: Kurti tani në secilën ministri e bord mundet me bo kanagjeq e dasma, me u miqasu

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 00:36
Fatmir Limaj

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke bërë lojë fjalësh përderisa arsimi është në krizë për herë të parë në vend. 

Limaj ka thënë se kështu po i fyen qytetarët, me këtë lloj logjike. 

“E ki arsimin në krizë për herë të parë, dhe ti merresh e bën temë në Parlamentin e Kosovës, a i thash vëlla, a më tha vëlla. Cka është kjo? Me ikë prej temës, kjo është me bë hajgare, me të fy.

Atyre deputetëve ua bën mirë, por qytetarëve, bën lojë fjalësh. Secilën ministri bëhen kanagjeqe të VV-së dhe në borde, tash në secilën ministri edhe në bord mundet me bo dasma, mundet me u miqasu”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat