Sejdiu: Lista Guxo pashmangshëm drejt shuarjes

Aktuale

Sejdiu: Lista Guxo pashmangshëm drejt shuarjes

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 12:52
Dardan Sejdiu

Opinionisti, Dardan Sejdiu mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Rubikon” ku u prezantuan rezultatet e sondazhit të fundit të përgatitur nga instituti “Pipos”.

Sejdiu duke folur për këto rezultate, tha se Lista Guxo tashmë është e papërfillshme.

Ai u shpreh se mund të ketë kthim vetëm në kuadër të listës së Vetëvendosjes.

“Lista Guxo tashmë është e papërfillshme dhe me leximin timin nuk ka kthim. Kam qenë pjesë e subjektit i cili i ka pasur dy udhëheqës, prandaj po e di që nuk ka kthim. Mund të ketë kthim në kuadër të listës së Vetëvendosjes, sepse nuk e shoh që do të jetë ndonjëherë ndryshe, ose do të jetë pjesë me VV-në, ose nuk kalon, e unë besoj që VV -ja nuk e merr më, nuk ka ndonjë leverdi, VV-ja është subjekt i koncentruar tek udhëheqësi”, është shprehur Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat