Përmes instalacionit kërkohet kthimi i nxënësve në shkolla

Aktuale

Përmes instalacionit kërkohet kthimi i nxënësve në shkolla

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 16:10

Të shtunën në mesditë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë do të vendoset një instalacion, për të simbolizuar të drejtën e fëmijës në arsim.

Kjo është iniciativë e koalicionit të OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF.

Në këtë aktivitet, do të prezantohen të dhëna dhe fakte rreth dëmeve që sipas KOMF-it shkakton ndërprerja e mësimit tek fëmijët.

“Duke qenë se e drejta për arsim është e drejtë themelore e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, KOMF konsideron se në situatën e krijuar duhet të veprohet me urgjencë, për të rikthyer fëmijët në bankat e shkollës. Ndërprerja e procesit mësimor po shkakton çdo ditë dëme tek fëmijët”, thuhet në njoftimin nga KOMF-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat