Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, rendi i ditës përfshin interpelancë me ministrin Murati

Aktuale

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, rendi i ditës përfshin interpelancë me ministrin Murati

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 17:03
Kryesia e Kuvendit,

Kryesia e Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e radhës ditën e hënë, duke filluar nga ora 11:00

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku është shtuar se, në rendin e ditës do të jenë edhe caktimi i rendit të ditës për seancën plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Po ashtu në rend dite do të jetë edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati rreth çështjes: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

“Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Njoftim

Data:  26 shtator  2022

Dita:  E hënë

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Vendi: Salla C 301

Koha:  11:00

Rendi i ditës

Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat